Sulmi kundër Reneas në Bularat nuk do ti pengojë diplomacitë e të dyja vendeve të bashkëpunojnë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është shprehur se pavarësisht incidentit në Bularat, me palën greke kanë vazhduar diskutimet, për arritjen e marrëveshjeve që i lehtësojnë jetën qytetarëve shqiptarë në Greqi dhe anasjelltas.

Gjatë një interpelance me shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe Itali, për shërbimet konsullore, Bushati tha se autoritetet shqitpare janë të vendosur të punojnë me palën greke për të çmontuar të gjitha barrierat që ekzistojnë mes dy vendeve.

Ditmir Bushati: Ajo që duam të garantojmë në emër të shtetit shqiptar është vendosmëria jonë për të punuar me palën greke, për ta zbatuar këtë marrëveshje një më një. Edhe me kontaktet që kemi pasur gjatë kësaj periudhe, 2-3 javët e fundit, pavarësisht incidentit fatkeq që ndodhi në Bularat, qoftë në kontaktet e kryeministrit, qoftë në kontaktet e mia, kemi qenë në një faqe sa i përket nevojës për të vijuar me vendosmëri, për të çmontuar një e nga një të gjitha barrierat ekzistuese që ekzistojnë mes vendeve tona, që kanë në analizë të fundit një impakt tek jeta e qytetarëve.

Shpresoj shumë që pala greke ta përfundojë një orë e më parë procedurën për këtë marrëveshje, e cila është një marrëveshje tip. Nuk është një marrëveshje e sofistikuar që do t'i duhej një vullnet më i madh politik për ta përfunduar. Është një marrëveshje që ka të bëjë me lehtësira të do të duhet t'i ofrohen qytetarëve në praktike në fakt të dyja vendeve, pavarësisht se më shumë ka shtetas shqiptarë që jetojnë në Greqi, sesa shtetas grekë që jetojnë këtu në Shqipëri. /oranews/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet