Tabaku: 500 mijë të punësuar në privat janë në mëshirë të fatit

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se nuk po mbështet sa duhet biznesin e vogël që është mbyllur për shkak të koronavirusit. Në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se 500 mijë të punësuar janë lënë në mëshirë të fatit dhe se qeveria po bën propagandë.

“Shifrat zyrtare të FMN tregojnë se Shqipëria në mënyrë absolute ka mbështetjem më te vogël për ekonominë reale. Ndërkohë që kemi taksat më të larta në rajon, korrupsionin më te lartë, normën e mbylljes më të lartë në rajon kemi mbështetjen më te vogël për punëtorët dhe bizneset. Sot 100 000 biznese të vogla janë në mëshirë të fatit, sot 500 000 të punësiar në sektorin privat janë në mëshirë të fatit, familjet e ndihmës ekonomike, pensionistët e çdo shtresë sociale sot është harruar. E në vend të mendohet për çdo vend pune, për çdo familje sot vëmendja është te propaganda dhe tek lëmosha.”

Sipas saj, qeveria shqiptare duhet të veprojë njësoj si ajo kosovare apo e vendeve të tjera të rajonit. “Shkurt dhe shqip, qeveria ka vendosur në dispozicion të qytetarëve shumë herë më pak se sa ata kanë nevojë. Megjithëse kërkuam që ajo të hiqte dorë nga kontratat koncesionare, megjithëse ajo mori mbeshtetje nga FMN dhe së fundi nga BE, ata sërish ofruan thërrime për qytetarët.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet