Debati në Parlament, Tabaku: Incineratorët, skemë mafioze

Partia Demokratike ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në lidhje me tre incineratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Depudetja e PD Jorida Tabaku, në fjalën e saj i quajti skema mafioze këto kontrata për incineratorët.

“Prej tre muajsh i kërkoj qeverisë dhe ministrave dosjen ndërkohë që vetëm dy ditë më parë më kanë vënë në dispozicion proçedurën për koncesionin, vetëm për incineratorin e Fierit, asgjë për Elbasanin dhe asgjë për Tiranën. Pse e gjithë kjo skemë mafioze u zbatua në funksion të dhurimit të një koncesioni një personi të vetëm në të tre qytetet. Në 16 dhjetor të 2014 kompania u sghpall fituese, afatet ligjore të ankimimit janë 7 ditë, pavarësisht kësaj brenda ditës u mbyllën ankesat po në 16 dhjetor, kjo pasi autoriteti kontraktor e dinte që nuk do të kishte ankesë sepse nuk kishte asnjë operator tjetër sepse gara u bë e fshehtë dhe e mbyllur. U dërgua drafti për mendim në të gjithë ministritë brenda datës 16 dhjetor erdhi përgjigjja po në datën 16 dhjetor, hartohet po në datën 16 dhjetor kontrata me 40 faqe mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë, negociohet kontrata po në datën 16 dhjetor, firmoset kontrata po në 16 dhjetor dhe në 17 dhjetor në mbledhjen e qeverisë i jepet fituesit Klodian Zoto, eficencë të tillë qeveritare nuk kemi parë”.

Nga ana tjetër ministri Gjiknuri u shpreh se tranparenca ka qenë tërësisht e plotë. Çështja e mbetjeve, sipas ministrit, është një sfidë që nuk e ka vetëm Shqipëria por e gjithë bota. “Pra mbetjet është një nga sfidat bazë dhe menazhimin i mbetjeve urbane është edhe përgjegjësi e autoriteteve lokale, por vendorët nuk i kanë kapacitetet kështu që roli i qeverisë është i pandashëm”. Nisur nga roli i qeverisë - tha Gjiknuri - e vetmja zgjidhje është PPP provuar jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën e zhvilluar."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet