Tabaku: 'Shqipëria vendi më i korruptuar në Europë, me Ramën kapëm fundin'

PD deklaron se Raporti i DASH për klimën e investimeve tregon se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë.

Jorida Tabaku nëpërmjet një dalje për mediat nga selia blu se korrupsioni i qeverisë Rama ka bërë që Shqipëria në aspektin ekonomik të kap fundin. Nën qeverisjen e kryeministrit në ikje, Edi Rama, Shqipëria ka kapur fundin. Vendi ynë renditet si më i korruptuari në Europë dhe klima për të bërë biznes është armiqësore.Përfundimet janë të Departamenti Amerikan të Shtetit, i cili tregon se kjo qeveri është e kalbur nga korrupsioni, duke varfëruar shqiptarët akoma më shumë. Raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit vë në dukje ae korrupsioni endemik ka përfshirë çdo strukturë të qeverisë dhe e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të korruptuar në Europë dhe rajon. Shqipëria konsiderohet nga bizneset amerikane si vendi më pak i përshtatshëm si pasojë e korrupsionit.

Tenderat dhe koncesionet dhe kontratat korruptive të PPP-ve janë kthyer në kryefjalën e shqetësimeve të çdo sipërmarrësi vendas apo të huaj. Këto kontrata prishin dhe shkatërrojnë tregun e lirë dhe konkurrencën e ndershme, pasi hartohen duke patur parasysh vetëm përfitimin personal të qeveritarëve.Për shkak të korrupsionit të qeverisë Rama, shqiptarët nuk përfitojnë dot nga milionat e investimeve amerikane. Shqipëria me pozicionin e saj strategjik në Ballkanin Perëndimor, frymës pro amerikane dhe krahut të punës duhet të ishte një vend ku bizneset dhe sipërmarrjet amerikane duhet të ishin ndër më të pranishmet në rajon. Fatkeqësisht, kjo qeveri i ka mbyllur prej 7 vitesh shqiptarët në burgun e oligarkisë. Raporti thekson raste konkrete të bizneseve amerikane, që janë larguar si rezultat i korrupsionit qeveritar me të cilin janë përballur.

Tabaku shtoi se Korrupsioni i qeverisë në ikje largon investitorët amerikanë dhe mbyll vendet e punës për shqiptarët. Sipas saj, PD ka një plan konkret për ti rikthyer frymëmarrjen ekonomisë.

"Sot më shumë se kurrë është e domosdoshme që vendi të çlirohet nga prangat e një monopoli vrastar për ekonominë dhe qytetarët. Për t’i dhënë një frymë dhe shpresë Shqipërisë në Punë, Partia Demokratike ka në bazë të programit të saj konkurrencën e lirë dhe rikthimin e saj në çdo sektor dhe treg, taksën e sheshtë 9% e cila do të rrisë investimet e huaja dhe vendase, mundësi për të gjithë ata që duan të punojnë ndershmërisht, një shtet të drejtë dhe jo pengues për biznesin. Ne nuk premtojmë mrekulli, por gjëra të thjeshta.

Do ta kthejmë ekonominë në normalitet dhe në funksion të qytetarëve. Kjo do t’u japë mundësi qytetarëve të punojnë këtu dhe jo të largohen me mijëra, siç ka ndodhur këto 7 vjet.Shumica e heshtur do të vendosë për një Shqipëri partnere me sipërmarrjen. Të rinjtë me shpresë do të vendosin për një vend ku puna vlerësohet. Shqipëria ka ende shpresë!"

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet