Tahiri hedh numrat në tavolinë. Kosto të reja për azilantët

Shqipëria kërkon informacione shtesë nga gjermanët. Azilantët do të paguajnë dhe biletën e kthimit. Opozita për përfshihet. ''Kam kërkuar shuarjen e të gjithë faktorëve shtues në

TIRANË - Gjermania vëzhgon, kritikon dhe irritohet. Shqipëria kërkon bashkëpunim dhe debaton për shifra. Disa ditë pasi ambasadori gjerman, kërkoi që politika shqiptare të bënte më shumë për debatet publike në lidhje me këtë problem, Ministri i brendshëm Saimir Tahiri flet hapur. Ai i ka kërkuar homologut gjerman ";;;shuarjen e të gjithë faktorëve shtues, në vendet pritëse e veçanërisht në Gjermani, që kanë shërbyer e shërbejnë si motiv që shumë shtetas të udhëtojnë për të kërkuar azil, shtetas nga Shqipëria dhe shtetas nga vendet e rajonit, të cilët të nxitur nga këta faktorë në vendin pritës marrin inisiativën për të udhëtuar me synim gjetjen e azilit.";;;

Masa më të rrepta dhe heqjen 'privilegjeve', të quajmë kështu ndihmën ekonomike dhe ato 7 - 8 javë sa zgjat proçedura e kërkesës për azil që mund t'u rrisë shpresat shqiptarëve, ka kërkuar Tahiri në tentativë për të gjetur një rrugëzgjidhje të shpejtë, por kërkesat për azil kanë ardhur dhe nga qytetarë që jetojnë jashtë, siguron ai.

Ministri i brendshëm dha shifra që sipas tij nuk përputhen me daljet e shqiptarëve jashtë. ";;;Në 7 muajt e parë të këtij viti nga pikat kufitare të shtetit tonë është rritur me 0.6% të krahasuar me shifrat e një viti më parë, gjë që do të thotë se kërkesat për azil dhe shifrat e deklaruara nga Gjermania apo vendet e tjera të BE, nuk korrespondojnë kurrkund dhe nuk përputhen absolutisht fare me numrin e shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga pikat tona kufitare";;; dhe i kërkon palës gjermane që ";;;të ndajë";;; të dhëna të plota në lidhje me vend-origjinën dhe nisjen, itinerarin, rrugën, pikënisjen e të gjithë shtetasve që kërkojnë azil në mënyrë të paligjshme në Gjermani.

Qeveria shqiptare luan vetëm me të vetët meqë në përfshirjen e opozitës i ka duart e lidhura, kalon në analizë teknike të problemit, por kërkon që Gjermania t'a konsiderojë shqipërinë një vend të sigurt. Topi, tani në portën gjermane.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet