Tahiri kërkon pafajësinë në Apel. Shtyhet për në 13 maj seanca

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit të Organizuar shtyu për në datën 13 maj seancën për ish-ministin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Vetë ish-ministri nuk ishte i pranishëm në sallë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Ndërsa avokatët e Jaeld Çelës kanë depozituar kërkesën ku kërkojnë përjashtimin e tre gjyqtarëve të çështjes, pasi kanë marrë pjesë në gjykim të kërkesave të mëparshme.

Çela akuzohet bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal “Habilaj”, në trafikun ndërkombëtar të drogës. Saimir Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për “Shpërdorim detyre” dhe u dënua me 3 vite shërbim prove.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet