Kush e mori makinën e ministrit ?

Flamur Ndoka, paralajmëron protesta nëse ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk jep dorëheqjen

TIRANE - Demokratët marrin përsëri mikrofonin dhe akuzojnë për lidhje me banda, ministrin e Brendshëm shqiptar. Makina e tij ishte përdorur nga trafikantë, akuzoi para mediave, deputeti demokrat Flamur Ndoka, i cili kërkon të dijë pse nuk i është përgjigjur akuzave të PDsë për dhjetë ditë me radhë ministri. "Sigurisht Tahiri sulmoi oficerin, i vlerësuar ndërkohë nga partnerët për punën e tij, dhe sulmoi opozitën që kërkoi largim dhe hetim të Ministrit. Tahiri nuk guxoi të thoshte asnjë fjalë pse makina e tij...përdorej nga habilajt e drogës për trafikimin e narkotikëve - tha Ndoka - flasim për persona me precedentë".

Sipas tij Tahiri e kishte shitur makinën "por në të zezë, nuk e ka deklaruar, nuk ka paguar taksa për këtë aktivitet." Bën deklarime të rreme kur thotë se makinën nuk e paska më në zotërim, por këtë nuk e vërteton dot, sepse po ta vërtetojë, e kap ligji tjetër i fshehjes së pasurisë dhe e evazionit fiskal. Vetë zot vetë shkop, ligj e maliq së bashku...Largohu një orë e më parë e shko para drejtësisë përpara sa zollumi të kthehet në një ortek popullor që nuk ndalet më", tha Ndoka.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet