''Meqë kushërinjtë kanë përdorur emrin tim, unë kam shpërdoruar detyrën'', tha Tahiri pas dhënies së vendimit nga Gjykata

I pafajshëm/ Jepet vendimi i gjykatës në prag të çeljes së negociatave. Tahiri, i pakënaqur

Tahiri i pakënaqur, do ta apelojë vendimin

Në vendimin final të gjykatës për Saimir Tahirin thuhet se ish ministri i punëve të brendshme do të kryejë tre vite shërbim prove. Tahiri është fajtor vetëm për 'shpërdorim detyre' nga të tre akuzat që kishte ngritur ndaj tij prokuria për: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”. Tahirit i është ndaluar gjithashtu për tre vite marrja e posteve publike.

Ish ministri Saimir Tahiri tha se do të apelonte vendimin. "Meqë kushërinjtë kanë përdorur emrin tim, unë kam shpërdoruar detyrën", tha Tahiri pas dhënies së vendimit nga Gjykata. Ai e quan vendim qesharak, do të ishte më mirë ta kishin dënuar për trafik droge sesa për atë vendim që i dhanë pak më parë.

LSI e ka quajtur drejtësi të kapur nga Edi Rama. "Me Edi Ramën është provuar që nuk ka drejtësi, krimi i organizuar ndjehet i fortë, i sigurtë dhe i pëkrahur", shkruhet në komunikatën e saj për shtyp.

Vendimi vjen një muaj para se vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të interesuar të shohin Tiranën të rritë luftën e saj kundër korrupsionit, të takohen për të vendosur nëse do të mbështesin ofertën e Shqipërisë për të filluar bisedimet e pranimit të rekomanduara nga Komisioni i BE, shkruan Reuters.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet