Taulant Balla në SHBA, kërkesë për transparencën e partive politike

Sekretari i përgjithshëm i partisë socialiste, Taulant Balla, si pjesë e delegacionit parlamentar kryesuar nga Gramoz Ruçi, zhvilloi një takim në Uashington me përfaqësuesit më të lartë të Institutit Demokratik Amerikan (NDI). Ky institut do të mbështesë dhe do të asistojë Komisionin e Reformës Zgjedhire, si dhe Akademinë Politike të PS, në krijim dhe mbështetjen e udhëheqësve të rinj politikë.

“Për ne është shumë e rëndësishme asistenca e vyer që ky institut, siç njihet ndryshe NDI, do të japë për transparencën e financimit të partive politike. Kemi një parti politike në Shqipëri mbi të cilën rëndojnë akuza mbi mënyrën e financimit të një veprimtarie lobingu edhe këtu në SHBA. Do doja të theksoja që NDI është i gatshëm të mbështesë dhe të asistojë Komisionin e Reformës Zgjedhore përsa i përket reformës së domosdoshme që duhet të konkretizojmë sa më shpejt, edhe përsa i përket çështjes së zgjedhjeve. Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një komision, i cili duhet të konkretizojë punën e tij sa më shpejt”, u shpreh deputeti socialist.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet