Të arrestohen emrat që dolën në përgjimet e Bild

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi sot se: “Prokuroria duhet të hetojë dhe në fund do të duhet të arrestojë përgjegjësit nga përgjimet e Bild, nëse arrihet të gjenden prova për blerje votash”. I ftuar në një emision televiziv Balla tha se “nëse ka përgjegjësi penale kushdo që e ka bërë të arrestohet. Nga këto përgjime nuk kam asnjë shqetësim, kjo prokurori nuk duhet ti mbajë këto dosje në sirtar”, tha Balla. Sipas tij, fajësitë dhe përgjegjësitë në një vend demokratik i përcakton drejtësia.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet