Teatri do të ndërtohet, asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend

“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar protestës për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Rama tha se “megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse”.

“Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar, ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat, as të drejtë të pengojë”, shtoi Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Gjovalin Gjoka   e Enjte 25 Korrik, 2019

    Dakort por me kto koncensionet e PPP nuk jam dakort