Tërheqja e Valdrin Pjetrit, Basha: Një kriminel më pak në politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi sot lidhur me tërheqjen e Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës.

Basha tha se, tashmë ka një kriminel më pak në politikë dhe një uzurpator më pak në pushtetin vendor.

“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”, shkruan Basha.

Valdrin Pjetri dha sot dorëheqjen nga marrja e detyrës së kryetarit të bashkisë Shkodër. Pjetri sqaron se “i ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së kryetarit të bashkisë Shkodër”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet