David McAllister dhe Knut Fleckentein

Ti japim fund krizës, gjermanët nesër në Tiranë
Dilema për qeveri teknike, drafti mbi tryezë

Zv.Presidenti i PPEsë David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckentein mbërrijnë në Tiranë, më kërkesë të Aleancës PS-LSI. Ata do të negocitojnë për draftin që pritet të bindë opozitën të shkojë në zgjedhje. Negociatorët gjermanë, kanë patur kontakte të vazhdueshme me të dy krahët politikë, në hartimin e draftit që do të ulë në tryezën e dialogut PS-LSI-PD. I njëjti draft, i është dërguar me email Kryeministrit Rama, Kryeparlamentarit Meta, dhe Kreut të PDsë Lulzim Basha. Ende nuk dihet se cila ka qenë zgjidhja që i është ofruar opozitës për qeverinë teknike. Negociatorët do të kenë takime të veçanta me palët nesër mbasdite, para propozimit të tyre final. Kreu i PDsë Lulzim Basha ka thënë dje se këto negociata mund të dështojnë, duke parë qëndrimin që po mban Kryeministri Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet