'Transparenca e vetmja rrugë!'/ Meta-Ramës: Dil në përballje ose largohu! Merr edhe përforcime me vete

Vijon “debati virtual” mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Ky i fundit i kërkon Ramës që të tregohet i gatshëm dhe të dalë e të përballet me të në një emision televiziv, duke ironizuar më tej shkruan: “mund të marrë edhe përforcime me vete”.

“Transparenca e vetmja rrugë! Dil në përballje ose largohu!”, shkruan Presidenti. Teksa Meta iu drejtua mëngjesin e sotëm me një mesazh Asamblesë së PS-së, Rama e pyeti sërish se çfarë borxhi i ka Shqipëria “që duron shkallimet e tij të përditshme që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet