Trieste, përfundon samiti
Merkel, stabilitet politik për investimet në rajon

E vetmja rrugë në zbutjen e konflikteve të gjashtë vendeve ballkanike është integrimi në Bashkimin europian. Kjo doli në deklaratën finale të firmosur në përfundim të bisedimeve në samitin e Triestes, që mblodhi përfaqësues të BEsë, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës. Bashkëpunimi rajonal do të bëhet përmes investimeve në fushën e infrastrukturës, autostradave, tubacioneve të gazit dhe standartizimit të rregullave doganore. Merkel forcoi rëndësinë e stabilitetit politik për vendet e rajonit, si mjet për integrim në BE, por dhe si garanci për investimet europiane atje. Shqipëria u përfaqësua nga Kryeministri Edi Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet