U bëmë gaz i botës

Ish presidenti Rexhep Mejdani kërkon riformatim të partisë dhe një mea culpa të Rames ndaj qytetarëve

TIRANE - Ish presidenti Rexhep Mejdani kërkon që Kryeministri Rama të kërkoje falje për kriminalizimin e institucioneve. Pasi disa deputetë të PSsë lanë mandate e të tjerë u përjashtuan, Mejdani thyen heshtjen dhe flet për "ndotje" të institucioneve. Ai kërkon "zgjedhje të reja ose të pjeshme". Ai flet për një PS të tipit "presidencial" ku "forumet kolegjiale dhe anëtarësia ka shumë pak rol në përzgjedhjen e kandidatëve të saj" kërkon konsensus për dekriminalizimin, shpejtësi në proçesin politik - partiak, me rregullime statuore e strukturore për shmangien që në embrion të kësaj situate përfaqësimi "që po na bën gaz të botës. Këto hapa duhet të shoqërohen me dorëheqje e zëvendësime, pse jo dhe me rregullime tërësore, pas ndryshimeve përkatëse legjislative-kushtetuese, nëpërmjet një proçesi të ri zgjedhor të përgjithshëm, ose pjesor” tha ai për gazetën Panorama. Mejdani kërkoi publikisht një mea culpa të Rames ndaj qytetarëve, çfarë sipas tij do t'a ndihmonte me hapat e tjerë "përfshirë formatin e kryesisë dhe të pozicionit të kryetarit të saj" tha Mejdani.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. adi  e Diel 4 Tetor, 2015

    haaaa titull i bukur