Vadym Prystaiko

Ukraina përshëndet Shqipërinë për marrjen e Presidencës

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystaiko ka uruar Shqipërinë për marrjen e Presidencës së OSBEsë. Në një qëndrim zyrtar, kryediplomati i Ukrainës, shprehet: “Uroj ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj për marrjen e përgjegjësive të Kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. E mirëpresim Kryesinë e Shqipërisë teksa OSBE luan një rol shumë të rëndësishëm për të sjellë paqe në Ukrainë”. Shqipëria mori Presidencën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) nga Sllovakia më 1 janar 2020.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet