Ulni kryet e harroni!

nga Edmond Kaçeli

Nese ne boten e qyteteruar çudia me e madhe zgjat tre dite ne Shqiperi çudia me e madhe harrohet pas nje jave! Keshtu po behet edhe me termetin, menyren si u ndihmua ne çastet e para, e harresa e viktimave dhe hallexhinjve me pas! Qeveria e udhehequr nga Don Kishoti i Surrelit, me mbeshtetjen e pakufishme te gjeneral Lleshit po ndihmon popullin ta kaloje kete tragjedi te rralles. Madje ta harroje krejtesisht!

Nuk e di çfare diplomash ne lemin e psiko - logjikes kane por faktet flasin vete! (Ndihme te pakufishme psiko -logjike po jep edhe partia e Lul Bashes me doktoret e vet).

Keshtu kercenimet, dhe arrestimet per panik e perhapje paniku ne tentative, ju shtohet dhe masa e skuadrave te pushkatimit e arrestimit digital ne sherbim te gubernit!

Zoti ne Qiell e Qeveria ne Toke iu behen ndihme. Madje Zoti eshte teper larg e si mbetet gje tjeter vetem te leshoje masen e madhe te hallexhinjve nen kujdesin e qeverise!

Qeveria jone eshte ekspert, eshte psikolog, eshte mjek, eshte prift, eshte hoxhe, eshte pop, eshte banke, eshte ndertues, eshte kuzhinier, eshte gazetar, eshte media, eshte polic, eshte prokuror, eshte gjykates, eshte zot i ketij populli te trumhasur! Qeveria jone eshte... Gjithçka!

Ndaj ulni kryet! Ulni kryet e binduni! Ulni kryet e harroni!

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet