Valdrin Pjetri paraqet çertifikatën penale, nuk rezulton i dënuar për drogë në Itali

Kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri ka publikuar Nulla Osta e marrë nga Prokuroria italiane, pas akuzave për trafik droge, të bëra nga kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha. "Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time. Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian. Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim", shkruan Pjetri ne Facebook. Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se Valdrin Pjetri duhet të merret i pandehur sepse ka shkelur ligjin e dekriminalizimit. Sipas tij, kryetari i ri i Bashkisë Shkodër ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet