Vendet vakante: përzgjedhja fillon në Shtator

Deri në Shtator drejtorët e spitaleve dhe të hipotekave do të vazhdojnë të qëndrojnë në krye të detyrave që kanë, dhe pas thirrjeve të përsëritura të Kryeministrit Rama, që ata të japin dorëheqjen. Në të njëjtën kohë ai ka bërë publik adresën online ku të gjithë qytetarët mund të bëhen pjesë e të ashtëquajturës "bashkëqeverisje me njerëzit e zakonshëm". Të gjithë mund të aplikojnë tek zyraebashkeqeverisjes@kryeministria.al. Platforma e bashkëqeverisjes do të jetë online, sapo qeveria e re te betohet, ndërsa aplikimet do të vazhdojnë deri më datë 27 Gusht. Kërkohet një Cv, 2 letra rekomandimi dhe 1 letër motivimi. Ndërkohë që të gjithë kanë përveshur mëngët për tu bërë pjesë e skuadrës së re, Rama bën të ditur se rruga e vjetër nuk të çon tek e reja: "Kujdes! Kush fut mik e ha!", e mbyll statusin ai. Pjesa më e madhe e drejtorëve të spitaleve të largohen nga detyra pas kërkesës që i ka bërë Rama, ndërsa 3 prej tyre i janë përgjigjur negativisht kësaj kërkese, dhe me gjasa ministri teknik i shëndetësisë nuk ka ndërmend të bëjë asgjë për këtë, deri në Shtator.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet