Vendimi i KQZ-së. Fletët e votimit të 30 qershorit, asgjësim përmes riciklimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin për asgjësimin e fletëve të votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme shqyrtoi projektvendimin për miratimin e mënyrës së asgjësimit të fletëve të votimit, administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe shpenzimeve buxhetore për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019”.

Pas diskutimit, KQZ vendosi të hapë kutitë e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore, të përdorura në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 30.06.2019 dhe të administrojë dokumentacionin zgjedhor. Gjithashtu, KQZ vendosi të asgjësojë fletët e votimit të përdorura në zgjedhjet e datës 30.06.2019, me mënyrën e riciklimit./ATSH

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet