Vendimi i gjykatës së Catania-s: Prokuroria do të shprehet në Nentor për mbylljen e dosjes ''Tahiri''

Më datë 5 Shtator 2017 Gjykata në Catania ka pushuar hetimet ndaj ish Ministrit Saimir Tahiri, ndërsa Prokuroria vendosi sot të marrë në administrim si provë këtë vendim, në dosjen që është hapur ndaj tij në Shqipëri. Vendimi u depozitua në organin e akuzës pak ditë më parë nga vetë ish-ministri dhe avokati i ti. Pas kësaj Prokuroria do të vendosë nësë do të pushohet hetimi ndaj ish ministrit apo jo. Tahiri është në hetim si i dyshuar për trafik droge, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv në kuadër të grupit kriminal ''Habilaj''.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet