Kush e zë vendin e Halimit në parlament?

Ish deputeti i PD Eduard Halimi, la mandatin e tij më 9 shkurt 2018 për t’iu kthyer profesionit të tij prej juristi jarg politikës. Se kush do ta zërë vendin e Halimit për deputet në qarkun e Beratit në radhët e PD vazhdon të jetë akoma një pikëpyetje. Por ajo që është fakt është dorëheqja nga kandidimi e dy kandidateve që kishin mundësi për tu zgjedhur deputete në vend të Halimit. Juvina Jani dhe Monika Qosja kanë dorëzuar dje në KQZ dorëheqjen nga kandidimi. Në këtë mënyrë i hapet rruga kandidatit për deputet Astrit Veliaj. Në listën e kandidatëve PD, Astrit Veliaj figuronte pas Eduard Halimit por për shkak të mos plotësimit të kuotave gjinore, i takonte njërës prej dy kandidateve femra të merrnin mandatin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet