Përgjimi, kush e urdhëroi punonjësin e administratës ?

Presidenti Nishani do të kërkojë fillimin e hetimeve për përgjime ndaj tij dhe familjarëve

TIRANE - Presidenti i shqipërisë Bujar Nishani ka thënë se "urdhëruesit" e përgjimeve ndaj tij dhe familjarëve kanë bërë një veprim fatal. Akuzat e rënda, u bënë sot gjatë një interviste publikuar nga Panorama. "Kam fakte dhe dëshmitarë të cilët konstatojnë që Presidenti, në aspektin privat, familjar, jo institucional, ka qenë nën kontroll, nën verifikim, nën monitorim, përfshirë përgjimin dhe të familjarëve të tij: Janë momente të caktuara..." pranon Nishani i cili nuk drejton gishtin publikisht ndaj askujt "sepse është një çështje që do hetohet". Janë marrë në pyetje dëshmitarë ? "Pavarësisht asaj se çfarë është dëshmuar nuk e di - thotë Nishani - sepse dëshmia bëhet nga ata të cilët kanë monitoruar dhe kontrolluar jetën familjare të Presidentit". Një çështje që Nishani do t'ia lërë në dorë institucioneve kompetente për të marrë në dorë dhe dëshmitë e atyre që kanë bërë këtë, pas provave të paraqitura nga Presidenti për "një punonjës të administratës".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Cyl Baku  e Mërkurë 21 Tetor, 2015

    Nqs jane fjalet e Presidentit duhet Me e cu ne Kishe te Lacit !