Vetting: 84 kandidatë kalojnë fazën e parë, radhë për aplikime të tjera

Janë 84 kandidatë për 27 vendet që do të merren me proçesin e Vettingut, nga 193 që ishin gjithsej. Emrat janë publikuar në faqen e Avokatit të Popullit. Nëse në insitucion, gjatë këtyre ditëve, do të mbërrijnë zarfe me dokumenta kandidatësh, që mbajnë vulën e postës me datën e dorëzimit brenda 27 Marsit, (që është edhe afati ligjor i pranimit të tyre), këto dokumenta do të konsiderohen të vlefshme, si dhe do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit nga ana e Avokatit të popullit, së bashku me ekspertët e ONMsë. "Kandidatët janë asistuar gjatë gjithë kohës, për dorëzimin e dokumentacionit të duhur", tha Avokati i popullit Igri Totozani gjatë një komunikimi që pati me mediat sot.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet