Vettingu, Vlahutin: pas 18 Shtatorit ''nuk ka kthim pas''

Deri më datë 18 Shtator të gjitha institucionet e drjetësisë duhet të jenë të ngritura. E tha dje Ambasadorja e Bashkimit europian Romana Vlahutin, e cil ashtu si shumë eksponentë të politikës shqiptare, nënvizoi rëndësinë që ka për Shqipërinë ky moment. "Nuk ka më kthim pas", shtoi ajo. Të parat dosje që do hapen janë ato të gjyqtarëve dhe prokurorëve. SPAK për raste të caktuara ka të drejtë dhe të hetojë dosjen e ndonje individi të caktuar. Por magjistratet që nuk e kanë të justifikuar pasurinë do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë. BE do të vëzhgojë që Reforma të krijojë formën institucionale, ndërsa ONM do të sigurojë standartet e proçesit, tha Vlahutin, për emisionin Kapital të Aleksander Furxhi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet