Vettingu, fokus gjyqtarët që kanë shqyrtuar çështje me rrezik

Procesi i vettingut po arrin në fazën ërfundimtare. Së shpejti është lajmëruar që do të nisin edhe seancat dëgjimore ku gjyqtarët dhe prokurorët do të japin llogari për çdo paqartësi ndaj dosjeve që kanë gjykuar, pastërtisë së figurës dhe deklarimit të pasurisë. Janë 68 gjyqtarë dhe prokurorë në të gjithë vendin që i janë nënshtruar kontrollit të 5 dosjeve që kanë gjykuar 3 vitet e fundit. Përveç kotrolleve për tre çështjet e sipërpërmendura, një rëndësi do ti kushtohet vëçanërisht atyre që kanë gjykuar çështje me rëndësi apo me ‘rrezik’. Kjo për shkak se gjyqtarët mund të kenë rënë pre e shantazheve apo kërcënimeve të ndryshme, duke gjykuar një vendim të gabuar. Për këtë arsye do të bëhet një kontroll i të gjitha dosjeve që ata kanë gjykuar për të parë nëse ka pasur persona të rrezikshëm që mund t’i kenë kërcënuar. Më të predispozuar janë anëtarët e Krimeve të Rënda dhe për këtë arsye po shihen të gjitha rastet që mund të jenë denoncuar nga qytetarët e pakënaqur me vendimin e marrë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet