Vettingu në fazat përfundimtare, kontrolli i pasurisë së të afërmve të gjykatësve dhe prokurorëve

Faza e vettingut po ecën me shpejtësi. Dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve për karrierën dhe pastërtinë e figurës janë mbaruar së kontrolluari, ndërsa tashmë fokusi është te kontrolli i pasurisë. Kontrolli po kryhet jo vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët, po gjithashtu te familjarët e tyre. Bashkëshortet/ët apo fëmijët do të kalojnë në sitë gjithashtu. ILDKP po verifikon nëse këta gjyqtarë kanë të shpërndara pasuritë e tyre te të afërm të tjerë për t’iu shmangur kontrollit të vettingut. Përveç kontrolleve brenda vendit, një kontroll po shtrihet edhe jashtë vendit. Sipas burimeve, është Drejtoria e Pastrimit të Parave, ajo e cila po kryen verifikime mbi transferta të caktuar nga gjyqtarë, prokurorë dhe të afërm të tyre. Ndërkohë rol të madh po ushtrojnë dhe ndërkombëtarët, pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit po ushtron verifikime paralele dhe në fund të dhënat do i shkojnë komisionit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet