Vitin e ardhshëm presidenti izraelit mund të vizitojë tiranën

TIRANE - Ambasadori i shqipërisë në Izrael Bardhyl Canaj dorëzoi sot letrat kredenciale Presidentit të Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin. Pas ceremonisë zyrtare, Presidenti dhe Ambasadori zhvilluan një takim, ku u vlerësuan kontributi dhe sakrificat e popullit shqiptar për shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai nënvizoi shembullin unik të shoqërisë shqiptare për tolerancën dhe harmoninë fetare dhe e cilësoi si model që duhet marrë shembull në këtë kohë krizash që po kalon rajoni dhe bota. Presidenti Rivlin mirëpriti propozimin e Ambasadorit Canaj për një vizitë zyrtare në Shqipëri, vitin e ardhshëm.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet