Vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi

K/ministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për vendimin e Komisionit Europian i cili refuzoi kërkesën e Holandës për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë. “Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter”, u shpreh kryeministri Rama. Më herët ambasadori i BEsë, Luigi Soreca ka theksuar se: “pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së kërkesës së Holandës dhe bazuar në të dhënat përkatëse të informacionit në dispozicion, Komisioni i BEsë ka vendosur që në situatën aktuale nuk janë plotësuar rrethanat për të vënë në lëvizje mekanizmin e pezullimit të vizave”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet