Vlahutin, pas 2 javësh fillon proçesi i Vettingut

Bashkimi europian përforcon faktin që për proçesin e integrimit, Shqipëria duhet të bëjë përparime në luftën kundër kanabisit dhe krimit të organizuar. E tha sot Ambasadorja e BEsë Romana Vlahutin. Për negociatat ky është një moment kyç. BE mezi pret fillimin e punimeve të Parlamentit të ri dhe qeverisë së re, por ka ende "paqartësi" në lidhje më ndryshimet që do të kemi, përsa i takon mekanizmave të bashkërendimit të BEsë, shton ajo. Proçesi i Vettingut pritet të fillojë në më pak se dy jaëe, lajmëroi Vlahutin, ndërsa "Krijimi i institucioneve të reja, si prokuroria e posaçme sa i takon korrupsionit apo krimit të organizuar do të nisë me shpresë nga fundi i vitit”, tha Ambasadorja.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet