''Progres shumë i qëndrueshëm''

TIRANË - Ambasadorja e BEsë në Tiranë, Romana Vlahutin, tha sot se Shqipëria ka bërë një progres të qëndrueshem dhe ka realizuar me sukses një sërë reformash. Në konferencën me K/ministrin Edi Rama për raportin për Shqipërinë, u shpreh se “Do ta përmblidhja raportin me një frazë, unë do të thoja së është diçka që tashmë e keni dëgjuar nga komisioneri Hahn se është një progres shumë i qëndrueshëm që ka bërë Shqipëria në prioritetet kyçe. Nuk ka patur pauzë, nuk ka patur kthim prapa në përpjekjen dhe axhendën e Shqipërisë për BE dhe ju përgëzoj për këtë. Janë bërë një sërë reformash, të cilat janë ende duke vazhduar dhe ky është një proçes shumë impenjativ dhe gjithëpërfshirës dhe ne kemi ende disa sfida serioze përpara. Përsa i përket klimës pozitive, do të përmend disa prej tyre, siç është përparimi në administratën publike, miratimi i ndarjes së re të reformës administrative territoriale, strategjia e decentralizimit, miratimi i kuadrit strategjik në luftën kundër korrupsionit, bashkëpunimi ndërkombëtar për luftën kundër drogës, reforma për menaxhimin financiar publik, rregullimi i tregut të energjisë, veprimet e ndërmara kundër informalitetit etj”. Vlahutin u shpreh se “Nëse shihet më kujdes raporti, në shumicën e rasteve ka të bëjë me ato që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, me funksionimin e ligjit dhe forcimin e gjyqësorit. Prioritetet përsa i përket të ardhmes është miratimi i sukseshsëm i të gjithë paketës së reformës në gjyqësor dhe kjo do të jetë një pikë kyce për çeljen e negociatave në të ardhmen. Natyrisht duke patur dhe një ecuri të qëndrueshme. Së dyti, është zbatimi i plotë i legjislacionit të shërbimit civil dhe natyrish dhe menaxhimi i fuqizuar i financave publike. Së treti, një qasje më sistematike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos per ato që kanë të bejnë me dhunën në familje, me sistemin penal me dhunën ndaj fëmiejve të komunitetit rom dhe me rendësi të veçantë është edhe rregullimi i të drejtave të pronësisë”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet