Voltana Ademi, beteja vazhdon jashtë bashkisë

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi një ditë pas takimit me ambasadorin e OSBE Bernd Borchardt në një postim në rrjetin social facebook ka lënë të nënkuptohet se beteja vazhdon jashtë Bashkisë. Kryebashkiakja thotë se nuk do të ketë asnjë hap pas ndërsa Ademi hedh poshtë zërat se ambasadori i OSBE Borchardt në takimin e një ditë më parë prej dy orësh me radhë pa praninë e mediave ta ketë urdhëruar për të liruar zyrën pa rezistencë. Ja se çfarë shkruan kryebashkiakja në reagimin e saj bërë në facebook. “Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur të mbrojnë vlerat për të cilat i’u vunë përballë për 45 vite diktaturës. Shkodranët janë të bindur në rrugën e tyre për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë. Në disa bashki të tjerë pavarësisht protestave kryebashkiakët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit kanë nisur normalisht punën ndërsa pritet për t’u parë se çfarë do të ndodh në Shkodër.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet