Votat pro Ruçit, Pd ''turpërohet''
Rama: ''Keqardhje për sulmet dhe baltën'' ndaj tij

Në pritje të fillimit të Vettingut, dje Parlamenti u mblodh për të votuar kreun e këtij institucioni, ndërsa Presidenti Meta dekretoi më pas ministrat e qeverisë së re. Pas seancës Partia demokratike u mblodh në një takim për të analizuar "shitjen" e votave, siç u shpreh kryetari i saj Sali Berisha. "Kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar", thuhet në një qëndrim zyrtar të grupit të publikuar më pas për shtyp. Mbledhja nuk kaloi pa debate, rreth qëndrimit që grupit duhet të mbante, dhe faktit që Pd ishte "turpëruar" pas votimit të Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit. Gramoz Ruçi u zgjodh kryetar i Kuvendit me 80 vota pro (dy nga Pd votuan për të). Edi Rama tha se ndjente keqardhje për "baltën" që hodhi Pd ndaj Ruçit, në orën e komunikimit javor me qytetarët në Facebook.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet