
Votimi pro nga PE, Fleckenstein: I lumtur për arritjet e Shqipërisë
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, u shpreh i lumtur që Parlamenti Europian votoi sot me 459 vota pro për Raportin 2018 për Shqipërinë. Fleckenstein mbështet plotësisht rekomandimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ai tha se: “Jam i lumtur për rezultatin e votave në Plenaren e PE-së sot. Anëtarët e Parlamentit Europian votuan qartë në favor të raportit tim për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë vitin e ardhshëm”.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet