Xhaçka komenton lajmin e parashikimit të tërmetit, do e paguajnë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka doli mbrëmjen e sotme në një konferencë për mediet pas lajmit të rremë të përhapur për lëkundje të forta tërmeti në Tiranë.

“Kushdo që e ka përhapur këtë lajm të rremë ka kryer krim të rëndë të dënueshëm nga Kodi Penal. Nuk do të lëmë gur pa lëvizur për të zbuluar autorin e krimit që do të paguajë me burg. Tërmetet nuk mund të parashikohen dhe është idiotësi nga kush pretendon që mund të parashikojë kohën apo fuqinë e tërmetit”, tha Xhaçka.

“Ky lajm i rremë për të shkaktuar pasiguri, është një shpikje perverse që do të ndëshkohet shumë rëndë. Qytetarët duhet të qetësohen pasi lajmi është ideja perverse e një mendjeje të sëmurë që shfrytëzon frikën e tyre për të sjellë pasiguri”, tha ministrja.

Xhaçka theksoi se Kodi Penal, neni 267 dënon përhapjen e informative të rreme, me gojë apo me shkrim që kanë për qëllim të përhapin panic. “Përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi”, përfundoi ajo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet