Xhaçka në Gjermani: Reformimi i drejtësisë ka frikësuar aktorë antireformistë

Gjatë vizitës në Berlin, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u prit në një takim të veçantë nga ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen me të cilën bisedoi rreth intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe perspektivës europiane të vendit tonë.

Ministrja Xhaçka falenderoi homologen Ursula von der Leyen për mbështetjen që qeveria gjermane dhe ajo personalisht i kanë dhënë Shqipërisë, ndërsa vlerësoi rolin e veçantë që Gjermania luan si garante e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Xhaçka dhe Ursula von der Leyen u ndalën gjerësisht tek proceset integruese të vendit drejt familjes evropiane dhe mbi votën e pritur për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë.

Xhaçka informoi ministren gjermane për rëndësinë e këtij momenti jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin në tërësi.

“Ndamë të njëjtin qëndrim se perspektiva evropiane e Shqipërisë është alternativa e duhur dhe se integrimi i Shqipërisë dhe i rajonit në strukturat euro-atlantike është domosdoshmëri për modernizimin dhe evropianizimin e vendeve tona por edhe domosdoshmëri për sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe rajonit si pararojë e sigurisë dhe stabilitetit të vetë Evropës”, u shpreh pas takimit ministrja e Mbrojtjes.

Duke u ndalur në zhvillimet e brendshme politike, ministrja Xhaçka njohu homologen gjermane mbi përpjekjet e vazhdueshme që po bën vendi ynë për modernizimin dhe me reformat e vështira por aq të domosdoshme, sikurse është reforma për drejtësi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet