Xhafaj, nuk jemi në rrezik nga Irani

“NATO ka në themel mbrojtjen reciproke të të gjithë anëtarëve”, tha sot zv.ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj i ftur në një emision televiziv. Përsa i përket pjesëmarrjes së Shqipërisë në NATO dhe rolit të saj, zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj tha se nuk kemi të bëjmë me servilizëm, pasi përfshirja e Shqipërisë me Aleancën e Atlantikut të Veriut nuk ishte thjesht një shëtitje por ishte një angazhim serioz i politikës së jashtme. “Kjo është dhe arsyeja pse jemi sot pjesë përbërëse e forcave në Afganistan, kemi forcat shqiptare që janë pjesë e koalicionit që lufton kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Edhe në vende të tjera, pse jemi pjesë e ushtrimeve kemi marrë përsipër dhe është votuar në mënyrë bipartizane jo për të ndarë atë që është problematika e këtij momenti por për të treguar angazhimin tonë ndaj aleancës i cili është përtej palëve. Se po të kujtojmë 2009-ën dhe hyrjen në NATO ishte hera e parë që pavarësisht Gërdecit, palët politike u bënë bashkë sepse NATO ishte një objektiv madhor i vendit dhe si pjesë e këtij angazhimi ne kemi pranuar”, tha ai. Në lidhje me deklaratën e kryeministrit që thotë se po u prek Shqipëria preket NATO, Xhafaj tha se NATO ka në themel mbrojtjen reciproke të gjithë anëtarëve të NATO-s dhe ky është një angazhim që marrin të gjithë vendet sapo bëhen pjesë e aleancës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet