Xhafaj: Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj ka reaguar pas operacioneve të zhvilluara dy ditët e fundit nga Policia e Shtetit.

Ai bënë të ditur se gjatë operacioneve janë goditur katër grupe kriminale, teksa janë arrestuar 27 persona.

“Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo”, deklaron ministri.

“Në 3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara në territor, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues dhe anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore në territor”, shton ministri.

“Aksion shembullor i forcave policore në operacion e veçanërisht Njësisë Operacionale, FNSH Shkodër e Fier dhe RENEA e DVP. Disiplinë e profesionalizëm i lartë & mbi të gjitha konvencionalet total! Disa ditë aksion dhe ASNJË rrjedhje informacioni për rreth 100 urdhra kontrolli të ekzekutuar! FALEMINDERIT!”, thekson Xhafaj.

“Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë në organizimin e operacionit. Vlerësim i veçantë Drejtuesve të Prokurorisë së Përgjithshme e Krimeve të Rënda & prokurorëve të çështjes për drejtimin & bashkëpunimin “, shtoi Xhafaj

Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligj-zbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti”, tha Xhafaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet