Zgjedhja e Presidentit të Republikës më 19 Prill

Më datë 19 Prill është raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit të republikës së shqipërisë. Seanca pritet në orën 18:00. Konferenca e kryetarëve ra sot dakord të fillojë proçedurat parlamentare për proçesin e zgjedhjes së presidentit të republikës, tha Kryeparlamentari Ilir Meta. Një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë (neni 87 i Kushtetutës). Në mënyrë më të hollësishme, neni 87 i Kushtetutës dhe neni 109 i Rregullores së Kuvendit, parashikojnë rregullat mbi proçedurën e zhvillimit të raundeve të votimit si edhe shumicën e kërkuar në secilin prej raundeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet