Zgjedhjet 2019/ Parti të reja pas 30 qershorit

Kryeministri Edi Rama nga Vlora tha se parti të reja do të krijohen pas 30 qershorit. Në një intervistë televizive ai shtoi: “Unë nuk mendoj se pas 30 qershorit do të shuhet Partia Demokratike. Patjetër që Partia Demokratike do të dalë shumë e rrënuar nga kjo histori, por do të duhet të reflektojë dhe të organizohet për tu rikthyer si një alternativë e besuar”. Pas zgjedhjeve nuk ka për të parë më Shqipëria skena të padenja, si në kohën kur ishte opozita në Parlament. Sjelljet e opozitës mund ta kenë dëmtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por kjo mbetet për t’u parë. Por nuk ka ndodhur në botë që një palë t’i imponojë rregulla të pashkruara palës tjetër.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet