Valdrin Pjetri

Zgjedhjet 2019/ Valdrin Pjetri voton dhe bën thirrje për bashkim

Kandidati socialist për bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodrës që të dalin të votojnë dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre. Pasi ka votuar, Pjetri tha për gazetarët se procesi i votimit në Shkodër po vijon normalisht dhe një ndër më të qetët të zhvilluar në këtë bashki. “Kam një thirrje për çdo banor të Shkodrës t’i drejtohen kutive të votimit, të bëjnë zgjedhjen e tyre. Është momenti të bashkohemi. Procesi ka shkuar shumë mirë duke shënuar zgjedhjet me të qeta në bashkinë e Shkodrës. Pjesëmarrja ka qenë tepër e mirë dhe sa vjen e shtohet”, tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet