Zgjedhjet 2019, votimet: pak incidente, ende nuk dihet pjesëmarrja

Proçesi i votimit po monitorohet nga trupa diplomatke në Tiranë, e cila nëpërmjet vëzhguesve po monitoron situatën nga afër, për të parë mos ka incidente. Veç misionit të OSBE/ODIHR, selitë diplomatike në vendin tonë kanë nxjerrë stafin e tyre në monitorim dhe vëzhgim të zgjedhjeve. E ngarkuara me punë e Ambasadës së shteteve të bashkuara të amerikës, Leyla Moses-Ones sot shkoi në shkollën Edit Durham, ambjenti i së cilës është kthyer në një qendër votimi.

Kryeministri Edi Rama votoi sot në Qendrën e Votimi në Surrel, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Linda. "Besoj që kjo ditë konfirmon njëherë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet, se sovraniteti i popullit nuk është një fjalë boshe. Dhe kush tenton t’ja marrë popullit sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër përveç se fundit me dështim dhe me turp", tha Rama.

Ambasadorja Audrey Glover, udhëheqësja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it, ka anuluar vizitën e saj monitoruese në qendrën e votimit në Shkollën Vasil Shanto - KZAZ nr.35, si pasojë një proteste të zhvilluar jashtë kësaj KZAZ-je nga militantët e opozitës. Në një njoftim për mediet, Misioni i ODIHR thekson se fokusi i Misionit të OSBE/ODIHR-it sot është vëzhgimi i procesit të votimit në të gjithë vendin. "Situata në shkollën “Vasil Shanto” sot paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit nuk mundi të ndalet atje", thuhet në njoftimin e misionit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet