Zgjedhjet lokale në Mal të Zi, Aleanca shqiptare fiton shumicën

Sipas informatave jozyrtare të medieve nga Mali i Zi, Forumi Shqiptar, i përbërë nga partitë shqiptare Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar ka fituar rreth 50 për qind të votave të numëruara deri tani, thënë ndryshe 3,682 të tilla. Partia DPS e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka fituar 2,490 vota, përkatësisht 31 për qind, Partia Boshnjake 960 ose 12 për qind, gjithnjë duke iu referuar rezultateve jozyrtare. Bartësi i Listës së Forumit shqiptar Nik Xheloshaj ka thënë për mediat e Malit të Zi se ky koalicion ka fituar 16 mandate. Tuzi për herë të parë mori statusin e plotë të komunës në shtator të vitit të kaluar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet