Zgjedhjet në Dibër, kryeson Muharrem Rama pas 44 kutive

Ditën e djeshme Dibra zhvilloi zgjedhjet e pjeshshme, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit. Në garë ishin kandidati i majtë, Muharrem Rama dhe rivali i tij i djathtë, Sherefedin Shehu. Procesi i votimit nisi në 07:00 të mëngjesit dhe zgjati 12 orë. Menjëherë pas mbylljes së votimit, përfaqësuesit e të dy partive deklaruan fitoren dhe kërkuan njohjen e saj nga kundërshtari. Kur janë numëruar vetëm 44 kuti, kryeson Muharrem Rama me 7373 vota, kundrejt 5817 votave të kandidatit të djathtë. Këto vota i përkasin njësive administrative të Selishtës dhe Luznisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet