Zgjedhjet: KQZ nuk ka më shtyrje për rregjistrime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha sot se data 29 Prill është fundi i rregjistrimit të kandidatëve. Partitë politike në garë duhet të dorëzojnë listat para kësaj date. Parti të regjistruara janë PS, LSI, PDIU, disa parti të vogla, por edhe Partia Agrare, e cila bëri një kërkesë për çregjistrim, por që nuk ka vlerë ligjore. Nga data 29 Prill deri më 5 Maj, komisioni bën verifikimin e kandidatëve sipas kërkesave të reja ligjore. Pas datës 29, nuk do të ketë më shtyrje, tha zëdhenësja Drilona Hoxha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet