Zgjjedhje të reja, platforma të vjetra

Partitë parlamentare të opozitës kanë vendosur për katër pika bashkëpunimi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Bëhet fjalë për një platformë bashkëpunimi ku nënvizohen zgjedhjet e lira dhe legjitimiteti politik në vend. Veç kësaj shkruajnë dhe për zbatimin e reformës në drejtësi, sigurisht premtojnë të lihen jashtë ndërhyrjet politike: premtojnë kushtet për anëtarësim në Bashkimin europian. Ata konfirmojnë vullnetin se integrimin është prioritet kombëtar, por ende nuk kanë ndërrmarrë hapa konkret për integrim. Ata premtojnë aksione politike, institucionale dhe ligjore për realizimin e kushteve që sigurojnë zgjedhje të lira e të ndershme dhe luftë kundër krimit të organizuar. Këtë platformë priten ta firmosin dhe partitë opozitarë që janë jashtë parlamentit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet