Gazmend Bardhi, Ministër i Drejtësisë

Zhduken nga inventari 'byzylykët GPS' me vlerë €2 mln
Kompania dorëzoi mallin pa dokumenta

300 byzylykë elektronikë me GPS janë zhdukur nga inventari i Ministrisë së drejtësisë. Byzylykët përdoreshin për personat nën hetim, që lihen nga gjykata në masën e "arrestit shtëpiak". Alarmi u dha nga Ministri i drejtësisë Gazmend Bardhi. Ai thotë se vlera e këtyre byzylykëve është rreth €2 milionë, dhe se po mbahen "në mënyrë të paligjshme" nga kompania private e cila ia kishte shitur më parë ministrisë.

Ministri i drejtësisë Gazmend Bardhi i ka dërguar një shkresë kompanisë ku kërkon që pajisjet ti kthehen ministrisë dhe pyet nëse këto pajisje ekzistojnë ende apo jo? "Nëse ekzistojnë vertetë në cilësinë dhe sasinë e kontraktuar, atëherë cila është arsyeja që ju nuk po zbatoni kërkesën tonë për të na rikthyer mallin që posedoni në kundërshtim më ligjin?" Sipas pretendimit te Ministrit, kompania deri tani i ka kthyer ministrisë vetëm 76 byzylykë nga 300 gjithsej, por kompania e ka hedhur poshtë duke thënë se ka dorëzuar 300 cope brenda afateve ligjore.

"Proçesi i marrjes në dorëzim është berë njëherë nga ministria e drejtësisë në përputhje të plotë më ligjin", shkruan kompania në një shkresë. "Ne si operatorë ekonomikë nuk kemi asnjë akt që këto byzylykë kanë kaluar në administrim tek Drejtoria e shërbimit të provës. Administrimi i pajisjeve....është proçes normal i negociuar...I gjithë proçesi konsiderohet i mbyllur në përputhje me detyrimet kontraktuale... dhe kërkesa juaj është abuzime dhe në kundërshtim më ligjin", përfundon kompania.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet