Zyrtarë të lartë në Parlament, lidhje me ish Sigurimin: raporti

Janë 13 zyrtarë që figurojnë të lidhur më Shërbimet e inteligjencës së kohës së Diktaturës. Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti i hapjes së dosjeve i cili ka dorëzuar në Parlament raportin vjetor të këtij institucioni. Aty i janë nënshtruar verifikimit mbi 800 persona, kryesisht zyrtarë për emërime apo ngritje në detyrë dhe ka rezultuar se 13 prej tyre figurojnë si bashkëpunëtorë të ish Sigurimit. Kanë kaluar në filtrin e verifikimit të pastërtisë së figurës rreth 821 (tetëqind e njëzet e një) kandidatë apo zyrtarë, përpara emërimit apo ngritjes në detyrë, apo kandidatë për deputet në zgjedhjet që sapo lamë pas, në kuadër të transparencës së fushatës zgjedhore. Mbi bazën e dokumentacionit të administruar, rezultojnë pozitiv 795 figura të verifikuara (nuk ekzistojnë dokumente të ish-sigurimit të shtetit për ta) dhe negativë 13. Politika i ka shpëtuar proçesit të verifikimit të pastërtisë së figurës. Vetëm 3 deputetë kanë kërkuar të hapen dosjet ndërsa pjesa tjetër jo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet