Zyrtarja e BE mesazhe të forta drejtuar politikës: Nëse kemi 2 vende të korruptuara brenda BE nuk duam ti bëjme 3

Drejtuesja e Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Monica Macovei bëri sërish thirrje sot për luftën ndaj korrupsioni. Macovei nuk i kurseu kritikat as ndaj klasës politike. Ajo u shpreh e bindur se BE nuk ka nevojë për vende të korruptuara. Gjthashtu theksoi se argjumenti “se ne nuk jemi i vetmi vend i korruptuar” nuk ka vend për tu përdorur në marëdhënien me BE. Ja komenti i plotë:

“BE pret nga Shqipëria përpjekje të intensifikuara dhe rezultate të matshme. Nuk mjafton që vetëm thjesht të krahasoni me të shkuarën por qeveria të ecë më përpara dhe duhet të shohë shembujt pozitivë në Europë. E kam dëgjuar jo vetëm në Shqipëri se nuk ka korrupsion vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera, cfarë problemi ka nëse ka korrupsion? Kjo është një përgjigje që ne mund ti përgjigjemi shumë shpesh.

Nëse ne brenda BE kemi disa vende me nivel të lartë korrupsioni atëherë pse na duhet të marrim dhe një vend tjetër me nivel të lartë korrupsioni. Nëse kemi dy probleme pse duhet të shtojmë një problem të tretë brenda shtëpisë. Nuk është argument i mirë nëse thoni se nuk jemi ne i vetmi vend që kemi korrupsion ka dhe vende të tjera. Unë do ju rekomandoja të mos e përdorni këtë argument”.

Komisionerja e BE ka ngritur gjithashtu shqetësimin se ka korrupsion por shumë pak të dënuar. Korrupsioni nuk sjell asgjë tjetër përveç se varfëri.

“Ka përpjeke, ka dhe disa rezultate, ka shumë hetime, nuk ka shumë ndjekje penale. Duhet të kuptoni ndonjëherë njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër vecse të japin rryshfet sepse sistemi kërkon ta bëjë këtë. Siç ndodh në sistemin shëndetësor. Nëse do ti shërbesh një personi të dashur atëherë do të bësh çdo gjë të mundshme. Por nga ana tjetër, nëse sistemi shëndetësor do të funksiononte mirë atëherë njerzit do të ishin shumë të lumtur që të mos detyroheshin të merrnin borxh para për shërimin e të dashurve të tyre. Korrupsioni bën jetën e vështirë dhe jo vetëm kaq, humb dhe besimin e njerëzve tek institucionet, të mos e pelqejnë fare klasën politike sepse klasa politike nuk e lufton korrupsionin. Korrupsioni sjell varfëri, ndërpret konkurencën reale dhe të ndershme në ekonomi.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet